“Farat” e Ai Weiwei blihen nga galeria londineze

06/03/2012 00:00

Vepra “Farat e lulediellit” e artistit kinez Ai Weiwei, e bërë me 10
tonelata fara porcelani, është blerë nga një galeri londineze arti.

Galeria “Tate Modem” ka blerë rreth tet milionë nga 100 milionë riprodhime porcelani. Ato përbëjnë as një të dhjetën e punës orgjinale.

Gjithësej 100 milionë fara janë vendosur në dyshemenë e hollit të galerisë, të njohur si Turbine Hall.

Menjëherë më pas vepra është rrethuar për arsye shëndetësore, për shkak të rrezikut nga pluhuri qeramik. Galeria fillimisht kishte planifikuar hapjen e saj për vizitorët.

Çdo farë prej porcelani është prodhuar nga mjeshtra artizanë nga qyteti Jingdezhen, që është i famshëm për prodhimin e veprave perandorake. Tani, thuhet se farat e mbetura do t’i kthehen artistit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA