Tre të eliminuarit e Big Brother

05/03/2012 19:25

Big Brother befasoi publikun shqiptar, duke eliminuar tre konkurrentë pas javës së tij të dytë, në të njëjtën kohë kur pesë persona të rinj iu shtuan shtëpisë më të rëndësishme në Shqipëri.

Në studion e “Pasdites”, Flori, Albulena dhe Arjola, tre personat që ndërprenë ëndrrën për t’u kurorëzuar si fitues të “Big Brother” dhe për të fituar 100 milionët e shpërblimit, komentuan përvojën e tyre 14 ditore në shtëpi, së bashku me klanet që janë formuar brenda saj dhe arsyet që sipas tyre i bënë të eliminoheshin.

Flori: Nuk e pashë veten kurrë si fitues

“Isha përgatitur të dilja, nuk e di përse e kisha këtë parandienjë atë mbrëmje. Kërkova që të dilja që pas javës së parë sepse nuk po ndihesha mirë dhe s’po e shijoja përvojën time në “Big”” , deklaroi Flori, në intervistë e tij të parë pas eliminimit.

“Mbase kjo përvojë nuk ishte për mua. Kam qenë në dy audicionet e para dhe në edicionet në fjalë kisha parë shumë nivel në debatet që bënin banorët, kishte një korrektësi ndërmjet banorëve, ndërsa këtë radhë nuk e pashë. Në momenton që doja të flisja, nuk shihja asnjë lloj interesi nga ana e tyre për t’u përfshirë në një temë, në çfarë do lloj teme, jo nga ato që diskutoheshin, si ula këtu, dola atje, gjëra pa interes. i gjithë debati që bëhej ishte tendencioz. Unë u përpoqa të hapja tema, por nuk gjeta ndonjë bashkëpunues për këtë brenda shtëpisë”.

Si antarë i një familje të gjerë me pesë vëllezër dhe dy motra, Flori është mësuar që të jetojë në një shtëpi me shumë njerëz. Sidoqoftë, ajo e “Big Brother” ishte larg asaj që ai priste. “Gabimi im i vetëm në shtëpi ishte që deklarova hapur se për asnjë arsye në botë nuk isha i gatshëm të transformoja personalitetin tim, as për 100 milionë dhe as për ndonjë shpërblim tjetër. E vërteta është që çdo njeri që futet atje e mendon shpërblimin, por mendojnë edhe shumë gjëra të tjera”.

Në fund të intervistës së tij, Flori zbuloi edhe një detaj të mënyrës se si aplikoi për në “Big Brother”: “E vërteta është se aplikova kot, por pastaj u përfshiva nga kurioziteti, intervistat vinin njëra pas tjetrës dhe u intrigova, fillova të mendoja se përse të mos të përzgjidhesha edhe unë. Sidoqoftë, nuk e kam parë veten kurrë fitues”.

Albulena: Karakteri im nuk përshtet me Big Brother

“U ndieva mirë kur pashë përmbledhjen dhe ndiej një lloj malli për njerëzit që kisha përzemër brenda shtëpisë. Aventura në “Big Brother” më pëlqeu aq sa zgjati. Do e komentoja pak pjesën e Gracianos, sa ishim live, kishim një lloj përplasje. Ai nuk priste atë që thashë në lidhje me të, por që një ditë para i dhashë sinjale. Zgjodha historinë e Erjonit që në fillim, ishte e para dhe më goditi deri në fund, por nuk pati asgjë mes meje dhe Erjonit. Më habiti reagimi i tij, se ia thashë shumë haptas, e kuptueshëm, por gjithsesi kur të dalë jashtë do e sqarojmë dhe do të mbetemi miq… Përse më votuan?”.

Albulena u ndal edhe tek arsyet që e bënë aventurën e saj në “Big Brother” të përfundonte menjëherë. “Ndoshta ishte pak i gabuar personi im në atë shfaqje, karakteri im nuk është i përshtatshëm në reality shoë. Tregova më shumë maturi seç duhej, mendoja se si mund të kisha situatat në dorë në lidhje me secilin dhe ishte një lloj synimi që nga hyrja e bëra shumë të dukshëm dhe doja të studioja personat brenda”.

Megjithatë, Albulena nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj personave që vazhdojnë të jenë brenda shtëpisë. “S’ka njerëz që më kanë zhgënjtyer, por kam menduar se shumica e personave atje janë falso. Fundja, atje është një lojë dhe më duket normale që askush s’mund të jetë vetvetja. E vërteta është se atje nuk mund të jesh 100% siç je jashtë”.

Arjola: Konfliktet e mia brenda shtëpisë

Një njeri që shkaktoi shumë polemika dhe biseda brenda shtëpisë, Arjola komentoi përplasjet e saj me femrat e tjeratë shtëpisë, si Klaudian, Françeskën apo Gentën. “Klaudia ushtron një profesion tjetër, atë të natës, që unë se preferoj shumë, ndërsa ajo e preferon cdo ditë të javës. Nuk është se e kam paragjykuar shumë. Ajo më tha disa herë se ndërsa unë lexoja Njutonin apo të tjerë, atë jeta e natës e kishte bërë shumë më të aftë se unë, por e vërteta është se në fund përfundoi ajo me ofendim dhe unë i thashë vetëm faliminderit”.

E pyetur përse grumbulloi aq pak preferenca nga publiku dhe se përse u komentua gjerësisht si antipatike dhe e vrazhdë, Arjola bëri një vlerësim personal paragjykues ndaj dy konkurrenteve të tjera. “Mbase publiku nuk do një njeri si unë, por dy si Klaudia apo Françeska, që bien në shtrat me dy djem që në ditën e parë brenda shtëpisë. Nuk dua t’i paragjykoj për këtë, por më duket aspak normale. Përsa i takon konfliktit tim me Gentën, ajo ishte nga t’i frynte era. Javën e parë shumë e përzemërt dhe javën e dytë shumë e ftohtë. Një njeri pa asgjë të veçantë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA