Babai “i vetëm” Orlando Bloom

05/03/2012 21:10

Ndonëse nuk ka mbushur ende një vjeç, djali i Orlando Bloom ka udhëtuar shumë më tepër se një njeri i zakonshëm.

Këtë të dielë, të miturit Flynn iu desh të prezantohej përsëri në aeroportin e Los Anxhelosit, për të udhëtuar përkrah babait të tij aktor.

Bloom u paraqit në hyrjen kryesore të aeroportit me të birin të mbajtur në kraharor nga një mbajtëse për fëmijët.

Aktori është shndërruar në një frekuentues të rregullt të aeroportit kryesor në Kaliforni, ku edhe jeton, sepse nëpërmjet tij lidhet me destinacionet në të cilën bashkëshortja e tij modele ndodhet.

Në fluturimin e fundit, ylli i “Piratit të Karaibeve” u nis drejt Parisit, ku Miranda Kerr është duke sfiluar në pasarela dhe duke realizuar një set të ri fotografik me veshje intime.

Ndonëse Bloom gjithashtu ka një karrierë të ngjeshur, atij i është dashur të përkujdeset gjithmonë e më shumë për të birin, për shkak të impenjimeve gjithmonë e më të shpeshta të Kerr.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA