“Ai shkonte nëpër shkolla dhe ‘peshkonte’ vajza adoleshente”, zbulohen detaje të reja tronditëse nga Dosja Epstein Prej viteve 1999, zgjedhjet presidenciale në Rusi nuk kanë qenë kaq intriguese. Mbi cdo gjë tjetër janë një test për 12 vitet e pushtetit të Vladimir Putinit.
Loja e shkëmbimit të postit me Dëmitrij Medvjedev dhe deklarata për të kandiduar sërish është pritur keq, jo vetem nga opozita që e akuzon për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit por edhe nga shtresa e mesme, e cila e konsideron pushtetin e tij si një, “kleptokraci të keq qeverisur”.
Asnjë prej katër kandidateve të tjerë në garë nuk kanë marrë pjesë në protestat anti-Putin, më të mëdhatë që ishin parë në Rusi, këto vitet e fundit.
Vladimir Putin, me rrip të zi në karate, me një fizik të admirueshëm, është shfaqur si njeriu që mbi të gjitha ka shpëtuar vendin dhe i ktheu Rusisë, statusin e superfuqisë botërore, për t’i bërë qëndresë, sic thotë shpesh ai, hegjemonisë perëndimore.
Kohët e fundit, ai ka shtuar retorikën anti-amerikane duke e akuzuar Uashingtonin se po përpiqet të sjellë një revolucion në Rusi, njësoj si në Lindjen e Mesme.
Ndërsa i revoltoi jo pak kundërshtarët politikë, duke refuzuar debatet televizive me argumentin se është shumë i angazhuar në detyrën e kryeministrit të vendit.
Organizatorët e protestës dhe grupet e shoqërisë civile kanë shtuar përpjekjet për t’i kontrolluar mirë këto zgjedhje.
Janë dy grupe të mëdha të pavarura: “Liga e Votuesve”, e themeluar në janar nga një grup figurash publike që luajten nje rol të rendesishëm në protestat e dhjetorit dhe “Rosvibori” që drejtohet nga blogeri i njohur Aleksei Navalni.
Këto grupe bashkëpunojnë me “Golos”, një ndër organizatat e vjetra në monitorimin e zgjedhjeve.
Qellimi i tyre është të tërheqin sa më shumë vullnetarë, perfshirë video nga YouTube apo aplikime të posacme për telefonat e gjeneratës së re.
Autoritetet janë përgjigjur me vendosjen e kamerave në 95 mijë qëndrat e votimit. Ndërsa Televizioni është mediumi më i ndjekur në Rusi, një tjetër i bën sfidë Vladimir Putinit: Interneti. Zërat opozitare janq tani të pranishëm në ueb. Interneti ishte frymëzimi dhe zanafilla e protestave kundër tij në Rusi.
Top Channel