Gjirokastër, 350 armë të Muzeut, në lagështi

03/03/2012 00:00

Muzeu Kombëtar i Armëve në Gjirokastër prej vitesh tashmë po vuan një
gjendje kritike të infrastrukturës së brendshme. Lagështira ka prekur të
gjitha pavionet ku ekspozohen armë që nga Epoka e Gurit e deri tek
Lufta e Dytë Botërore.

Në muze ruhen në kushte magazinimi gjithashtu rreth 300 piktura dhe vepra të tjera arti të autorëve të njohur.
Drejtoresha e Muzeut, Teuta Kallajxhi punonjëse prej 40 vitesh në këtë institucion thotë se vlera të pallogaritshme të pasurisë kombëtare janë cdo ditë nën kërcënimin e lagështisë në këtë ambjent që nuk plotëson as standardet minimale për të qenë Muze.

Muzeu i Armëve ka marrë dy investime të pjesshme hidroizolimi të tarracës përkatësisht në vitet 2002 dhe 2006 dhe një investim tërësor prej gati 150 mijë eurosh në vitin 2010 investime që në fakt e kanë përkeqësuar gjendjen e Muzeut. Lagështia tashmë është në nivel disa herë më të lartë se para investimit.

Top Channel