Shkatërrohen ndërtimet pa leje në Velipojë

02/03/2012 00:00

Inspektorati Ndertimor Urbanistik Kombëtar, në bashkëpunim me komunën
Velipojë dhe komisariatin e Policise Shkoder, organizuan një aksion për
prishjen e ndërtimeve pa leje.

Jane rreth 40 objekte kryesisht lokale dhe kabina plazhi te ndodhura ne brezin e pare te zones turistike ne afersi te bregut te detit, të cilat do prishen qe te gjitha pa perjashtim nga fadromat e Policisë Ndertimore.

“Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me komunën e Velipojës, e cila është shprehur me vendim të Këshillit të Komunës. Kjo është një zonë turistike më rëndësi kombëtare, kështu që nuk do të lejohet asnjë kundravajtje ligjore. Inspektoriati Urbanistik Kombëtar do të mbështesë në vazhdimësi të gjithë inspektoratet vendore për të zbatuar me përpikmëri të gjithë ligjet dhe duke marrë masat kundrejt kundravajtësve”, tha Engjëll Dedja, inspektor.

Gjate aksionit te Policise Ndertimore nuk ka patur incidente mes pronarëve te godinave dhe inspektoreve. Aksioni ne plazhin e Velipojes do te zgjase dy dite eshtë dhe aksioni i pare ne Shqiperi per kete vit ne kete prag sezoni turistik qe Inspektoriati Ndertimor Urbanistik Kombetar ndermerr per prishjen e ndertimeve pa leje.

Top Channel