Kinë, ndotje alarmante në 2/3 e qyteteve

02/03/2012 20:30

Dy të tretat e qyteteve kineze tejkalojnë dukshëm kufirin e vendosur për cilësinë e ajrit, duke krijuar probleme të mëdha shëndetësore tek qindra milionë banorët e tyre.

Këtë e pohoi vetë Zvs/Ministri i Mjedisit, Wu Xiaoqing, dy ditë pasi kabineti qeveritar miratoi rishikimin e masave, për të përmirësuar cilësinë e ajrit në vend, deri në vitin 2016.

Rritja e madhe ekonomike e Kinës është shoqëruar me një ndotje gjithmonë e në rritje. Në muajt e fundit, qeveria komuniste e vendit me 1,3 miliardë banorë është përballur me disa protesta popullore ambientaliste.

“Duke qenë se jemi ende një vend në zhvillim, parametrat e kërkuara prej nesh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk janë të njëjtat me ato të vendeve që konsiderohen si të zhvilluara. Megjithatë, është e qartë që përballemi me një sfidë serioze përpara nesh” deklaroi Wu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA