Itali, borxhi vazhdon të rritet

02/03/2012 21:40

Borxhi i Italisë vazhdoi të rritej në vitin 2011, ndërsa ekonomia mbeti në stanjacion, treguan shifrat e plota zyrtare të publikuara të premten.

Në total, borxhi Italian tashmë llogaritet në 120,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 118,7% që ishte në vitin 2010, informoi “Istat”-i.

Ekonomia regjistroi një rritje prej 0,4% gjatë vitit të plotë, gjithsesi më mirë se 2012, kur parashikimet flasin për një recension rreth 0,5%.

I vetmi lajm i mirë është vendosja nën kontroll i defiçitit buxhetor, prej 3,9%, nga 4,6% i një viti më parë.

Gjermania, vendi me ekonominë më të madhe brenda Eurozonës ka një borxh prej 81% të PBB-së, ndërsa Greqia, ku kriza është më e thellë se kudo, një borxh prej 170%.

Goditja e fortë nga kriza ekonomike rrëzoi qeverinë Berlusconi në muajin nëntor, ndërsa kabineti Monti është angazhuar në një seri reformash kursimi, të cilat përfshijnë shkurtim të investimeve, rritje taksash dhe një reformë të gjerë pensionesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA