Aventurat e Putin

02/03/2012 16:55

Të dielën, më datë katër mars, rusët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur të preferuarin e tyre që do të zëvendësojë Dmitri Medvedev në krye të Kremlinit.

Në garë do të jetë ish-presidenti dhe kryeministri aktual, Vladimir Putin kundër katër kandidatëve të tjerë. Por megjithë numrin e tyre, asnjë prej kundërshtarëve të Putin nuk duket se do të jetë një kërcënim real për ta konkuruar atë në garën për president të Rusisë.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve është konsideruar i manipuluar nga opozita ruse dhe i dyshimtë nga organizata ndërkombëtare. Ato kritikojnë kohën e shkurtër që iu dha kandidatëve për të grumbulluar firmat e nevojshme për të kandiduar për president, si dhe hedhin dyshime të forta mbi procedurën e përdorur nga komisioni zgjedhor që vendosi eleminimin e dy prej emrave më të fortë të opozitës, pasi ata, sipas komisionit nuk kishin plotësuar sipas procedurës ligjore firmat e nevojshme.

Megjithatë varësitë ekonomike, sidomos ato energjitike të Europës përballë Rusisë, bëjnë që BE të mbyllë njërin sy përballë Moskës dhe të mendojë dy herë kritikat në adresë të saj. Ndërkombëtarët janë thuajse të bindur tashmë se pas Medvedev në krye të Kremlinit do të jetë Vladimir Putin.

Por si u ngjit Putin? Një ish-agjent i KGB-së që iu përvesh politikës dhe pas periudhës së të ndjerit Borsi Jelcin promovoi figurën e tij. Përvec disa reformave që rritën mirëqenien e popullit rus, Putin u kujdes të kurojë në popull figurën e një politikani populist me “bëma” që pasqyroheshin herë pas here në media, që nga Putin xhudis, pilot, notar, gjahtar etj.

Më poshtë disa foto nga “aventurat” e Putin:

FOTO GALERI
1/10
Vladimir Putin nget një motor Harley Davidson në kuadër të një turi motoçiklistik. Ukrainë 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA