SHBA, rritet numri i viktimave nga stuhitë

01/03/2012 00:00

Stuhi të fuqishme u përplasën mbi rajonet qendrore dhe ato perëndimore
të Shteteve të Bashkuara, duke marrë 12 jetë njerëzish e duke lënë pas
një vazhdë shkatërrimesh, dëshmi e një tjetër sezoni tornadosh që
mbërrin para kohe për të munduar banoret e ketyre zonave.

Vorbullat e dhunshme te ajrit shkulen çatite e shtepive, rrezuan linja elektrike, ngriten ne ajer shtepite e levizshme e plagosen mbi 150 vete nga Kansasi ne Kentucky.

Më të medha kane qene demet ne Harrisburg te Illinois-it, ku vdiqen 6 vete e u lenduan mbi 100 te tjere. Blloqe te tera apartamentesh e biznesesh jane kthyer ne germadha. Çdo gje ne rrugen e tornados qe kaloi andej eshte shkaterruar krejtesisht. Ishte gati joreale, rrefejne banore te zones, nje nga ato gjerat qe i shikon vetem neper filma.

Sistemi intensiv i stuhive te vona dimerore, rezultat i perzierjes se nje fronti te ftohte nga veriu me nje rryme ajri te ngrohte nga Gjiri i Meksikes, shkaktoi edhe tre vdekje ne Missouri. Zhurma e sirenave dhe pamjet e germadhave u kane kujtuar amerikaneve sa i paparashikueshem dhe i pameshirshem mund te jete qielli ne keto ane. Vitin qe shkoi 550 vete u vrane nga tornadot duke e bere ate te kaluarin sezonin me vdekjeprures ne 75 vjet. Fuqine e tyre, me shume nga te gjithe e ndjeu Joplini i Misurit, i cili ndodhet shume prane zonave te goditura nga stuhite te merkuren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA