Gazetarja franceze refuzon të largohet nga Homsi

01/03/2012 00:00

Edith Bouvier, një prej dy gazetareve perendimore të mbetur në Homs, po
refuzon të largohet nga qyteti i rrethuar pa civilët e plagosur sirianë.

Reporterja e plagosur ne sulmin qe i mori jeten Marie Colvinit dhe Remi Ochlikut, i kerkon ambasadorit francez te vije personalisht aty e te beje cfare te mundet per evakuimin e te lenduarve.

Qeveria franceze e beri te qarte nje dite me pare se ishte e gatshme te vepronte per largimin e Bouvier-se dhe fotoreporterit ëilliam Daniles, te punesuar nga ‘Le Figaro’.

Presim nga Damasku te siguroje te gjitha kushtet e nevojshme per nje evakuim te shpejte e te sigurte dhe mbi te gjitha, te ndaloje sa me pare zjarrin ne Baba Amer, thuhet ne nje deklarate te Ministrise se Jashtme franceze.

Gazetari spanjoll i cili ishte bllokuar me ta ne ferrin e Homsit, ka mundur te largohet ne drejtim te Libanit.
Fati i lagjes se rrenuar nga bombardimet e vazhdueshme mbetet i paqarte pasi trupat qeveritare nisen ndaj rebeleve nje ofensive tokesore.

Sipas raporteve, ato kane tentuar te avancojne ne disa fronte pas jave te tera bombardimesh. Kontradiktore variante e ofruara nga dy palet mbi situaten: ushtria pretendon se po i fshin rebelet ne rrugen e saj, keta te fundit kembengulin se kane arritur t’i zbrapsin trupat e Assadit.

Valeria Amosit, pergjegjeses per çeshtjet humanitare ne OKB-se, i eshte refuzuar nderkohe hyrja ne Siri. Amos sqaroi se refuzimi erdhi pavaresisht kerkesave te saj te vazhdueshme per t’u takuar me zyrtare siriane, te cilet te diskutohej situata humanitare ne vend dhe nevoja urgjente per te mberritur tek njerezit e prekur nga dhuna.

Ajo vete ka qendruar pergjate kesaj kohe ne Libanin fqinje ne pritje te pergjigjes se Damaskut. Dita e djeshme, sipas aktivisteve, e rendoi bilancin e vdekjeve ne Siri me 23 persona te tjere.

Siri, Britania tërheq stafin diplomatik

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague ka tërhequr të gjithë stafin diplomatik nga ambasada britanike në Damask të Sirisë, si dhe ka pezulluar shërbimet e saj.

Zoti Hague deklaroi se përkeqësimi i situatës së sigurisë e ka vënë stafin në rrezik dhe për rrjedhojë nuk mund të jetë më i pranishëm në kryeqytetin sirian.

Zoti Hague e njoftoi vendimin e tij për tërheqjen e diplomatëve britanikë përmes një deklarate të shkruar të paraqitur në Parlament.

Ai tha se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Simon Collis, dhe stafi diplomatik lanë Sirinë më 29 shkurt dhe së shpejti do të kthehen në atdhe.

“Shtetasit britanikë që qendrojnë në Siri, pavarësisht mesazhit tonë për të lënë vendin, duhet të kontaktojnë ambasadat e çdo vendi anëtar të Bashkimit Evropian nëse kanë nevojë për asistencë”, tha Hague.

Ai shtoi se Britania e Madhe mbetet e angazhuar për të përdorur mjete diplomatike për të vijuar presionin mbi presidentin Bashar al Assad dhe regjimin e tij për të ndaluar dhunën që ka përfshirë vendin.

Vendimi vjen pasi Këshilli për të drejtat e njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dënoi “dhunën sistematike” të regjimit sirian ndaj civilëve.

Ndërkohë, Kryqi i Kuq britanik ka bërë një “apel krize”, duke deklaruar se Sria ka nevojë urgjente për ndihma. Situata më e vështirë paraqitet në Homs, qytet ky i bombarduar disa herë rresht nga aviacioni sirian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA