Ka vdekur edhe studenti i tretë i plagosur në të shtënat që përfshinë një shkollë të mesme në Chardon, Ohio të SHBA-ve.
Demetrius Hevlin vdiq disa orë pasi Rusell King Jr, 17 vjeç, u deklarua klinikisht i vdekur. Ndërsa Daniel Parmertor, 16 vjeç, vdiq pak pas ngjarjes së përgjakshme të së hënës.
Të shtënat u dëgjuan në shkollën e mesme të Chardon të hënë në 7:30 me orën lokale.
I dyshuari për krimin është identifikuar nga gjykata si TJ Lane, i cili do të paraqitet para trupit gjykues për dëgjimin paraprak.
Dy viktima të tjerë mbeten ende në spital, me njërin që flitet të jetë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tjetri më i stabilizuar.
Për shkak të ngjarjes shkollat do të mbeten mbyllur deri ditën e premte.
Top Channel