Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë Zyrtarisht, Vladimir Putin ka katër rivalë në zgjedhjet për president të së djelës në Rusi. Praktikisht, asnjëri prej tyre nuk është një kundërshtar i vërtetë.
Pesë javë përpara zgjedhjeve, lista e kandidatëve ishte gati, por për kryeministrin rus, asnjë nga emrat aty nuk paraqet rrezik.
Rivalët janë më së shumti politikanë të njohur, Vladimir Zhirinovski, udhëheqës i partisë së djathtë Populiste Liberaldemokrate, Sergej Mironov i partisë Rusia e Drejtë, e cila deri tani konsiderohej si e afërt me Kremlinin, Gennadi Zjuganov, kreu i Partisë Komuniste, të cilët bënë të njëjtën tentative edhe në të kaluarën, por më kot.
I vetmi emer i ri është ai i biznesmenit Mihail Prohorov, pavarësia e të cilit nga Kremlini vihet në dyshim prej vëzhguesve. Kandidatët e tjerë u elemininuan nga komisioni i zgjedhjeve me pretendimin se nuk kishin numrin e nevojshëm të firmave.
Mes tyre është edhe themeluesi i partisë me orientim reformator “Jabloko”, Grigori Javlinski. Një e katërta e nënshkrimeve të paraqitura prej tij, siç u tha, nuk permbushte udhezimet. Vëzhguesit kritikojnë në radhë të parë kohën e shkurtër që kandidatët paten ne dispozicion per mbledhjen e firmave.
Andrej Busin i OJQ-së së pavarur ruse “Golos”, tregon se në fakt për të gjithë kandidatët ka qenë e pamundur që me rrugë të ndershme të mbledhin dy milionë nënshkrime brenda një muaji, dhe kjo edhe gjatë ditëve të festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Rritja e pakënaqësisë në popull për shkak të korrupsionit galopant dhe mungesa e reformave të vërteta politike, mund ta çojnë Putin në balotazh, thotë “Washington Times”, por edhe nëse kjo ndodh, përsëri ka pak arsye për t’u shqetësuar.
Anketimet e agjencive qeveritare tregojnë se ai do të marrë e pakta 59% të votave, ndërsa për rivalin më të afërt, liderin e Partisë Komuniste, Zjuganov, parashikohet një nivel prej 10 apo 15 përqindësh, jo më shumë.
Top Channel