Obama: Ekonomia po ringjallet

29/02/2012 00:00

Sindikatat e punës i kanë mbështetur fuqishëm kandidatët e Partisë Demokratike për dekada. Konferenca e unionit të punonjësve të industrisë së automjeteve të martën në Uashington i ofroi një pritje entuziaste presidentit në takimin që në disa momente tingelloi si një tubim politik.

“Ekonomia po bëhet më e fuqishme. Është koha të mbajmë këmbën në pedalin e gazit dhe jo në frena. Nuk do të pranoj një vend ku vetëm disa kanë suksese dhe të gjithë të tjerët po luftojnë për të mbijetuar”, deklaroi presidenti Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e mbrojti vendimin e marrë në 2009-n, kur autorizoi një paketë shpëtimi prej gati 25 miliard dollarësh për gjigandët amerikanë të prodhimit të makinave në telashe të mëdha, General Motors dhe Chrysler. General Motors sot e ka rimarrë pozitën e saj si kompania lider në botë, thotë Zëri i Amerikës, ndërsa Chrysler vazhdon rritjen dhe Obama tani pretendon se të paktën një pjesë të suksesit të këtyre kompanive, i takon atij.

“Tre vjet më vonë, investimi ka dhënë rezultat. Jo vetëm për ju por për Amerikën. Pas tre vjetësh, industria amerikane e automjteve është ringjallur”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Shumë republikanë e patën kundërshtuar huanë për industrinë e automobilëve, të shqetësuar nga kostoja e lartë dhe perspektiva e përfshirjes së administratës në industrinë private.

Një prej tyre ishte dhe Mitt Romney, një nga kandidatët kryesorë për nominimin republikan. Edhe pse nuk e përmendi në emër, Obama citoi pjesë nga një shkrim i tij i 2008-s, ku jepeshin argumenta të fuqishëm kundër dorëzanisë qeveritare.

Edhe pse Shtëpia e Bardhë mohoi me forcë që pjesëmarrja e presidentit në takim ishte pjesë e fushatës zgjedhore, Obama foli në të njëjtën ditë kur votuesit në Michigan, baza e industrisë amerikane të automjeteve, po votonin në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA