BQE, paketë 500 mld euro për bankat

29/02/2012 11:30

Banka Qëndore Europiane po përgatit një paketë të re me vlerë 500 miliardë euro, shumë që do t’i akordohet bankave të nivelit të dytë në formën e kredive me kostove të ulta.

Ky është operacioni i dytë i rifinancimit, i cili ka si qëllim që të shtojë likuiditetin në tregjet europiane, duke i dhënë kështu një impuls rritjes ekonomike.

Paketa e parë u akordua në 21 dhjetor, kur BQE akordoi për bankat europiane një fond prej 489 miliardë eurosh. Programi synon gjithashtu që të rikthejë besimin në sistemin financiar të kontinentit.

Ndonëse shtimi i likuiditeteve në Eurozonë pritet të ketë një impakt pozitiv për tregun, agjensia e specializuar “Fitch” paralajmëroi se disa banka po funksionojnë vetëm prej parave që po akordon Banka Qëndrore Europiane.

“Për disa banka në vështirësi serioze, program i rifinancimit mund t’u sigurojë paratë e nevojshme për të mbijetuar përkohësisht, duke rritur rrezikun e dhënies së kredive të këqija, me diferencën që këtë herë kreditorët e këqinj mund të jenë bankat dhe kjo mund të ketë rrjedhoja edhe më negative për ekonominë europiane”, paralajmëroi “Fitch”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA