Wikileaks: Kryeprokurori rus, spiun i CIA-s

28/02/2012 17:05

Kryeprokurori i Rusisë, Yuri Chaika, i konsideroi “delirime” spekulimet e “Wikileaks”, mbi bashkëpunimin e tij me inteligjencën amerikane.

Në një material të zbuluar nga faqja që ka publikuar disa qindra mijëra dokumente të klasifikuara amerikane, figuronte edhe një email të një agjensie me lidhje të ngushta me CIA-n, që përfshinte “pikëpamjet” e Chaikas, në lidhje me luftën e klaneve të interesave brenda Kremlinit.

Zëdhënësi i kryeprokurorit deklaroi se publikimi i këtyre materialeve në këtë moment ka si qëllim të vetëm destabilizimin e Rusisë, përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Megjithatë, spekulimet janë përcjellë gjerësisht në mediat ruse dhe mund të dëmtojnë rëndë pozitat e tij zyrtare.

Në dukumentin e zbuluar, i cili i përket vitit 2009, përflitet një përkatësi e qartë e Chaikës me klanin e drejtuar nga ish-ideologu i Kremlinit, Vladislav Surkov, i njohur gjerësisht si “eminenca gri” në sferat drejtuese të Moskës zyrtare.

Sipas dokumentit, ky klan ishte i përfshirë në një luftë të ashpër për pushtet ndaj grupit të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Igor Sechin dhe Shefi i Shërbimeve të Sigirimit, Nikolai Patrushev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA