Marina daneze kundër piratëve somalezë

28/02/2012 16:55

Një operacion i marinës daneze që synonte lirimin e 18 pengjeve që mbaheshin nga piratët somalezë në brigjet e Somalisë, ka shkaktuar vdekjen e 2 pengjeve dhe palgosjen e dy të tjerëve.

Lajmi u njoftua nga vetë marina daneze e cila saktësoi se luftë-anija Absalon, në datën 27 shkurt ka pikasur në ujëra ndërkombëtare një anije pirate e dyshuar, në të cilën dyshohej se mbaheshin peng disa shtetas të huaj.

Luftë-anija Absalon është vënë në ndjekje të anijes pirate dhe pasi e ka arritur atë ka ndërmarrë operacionin për lirimin e pengjeve. Por piratët rezistuan dhe nga përleshja me armë 2 pengje mbetën të vdekur, ndërsa dy të tjerë u plagosën lehtë.

Për momentin nuk dihet kombësia e pengjeve të vrarë, ndërkohë që marina daneze njoftoi se nuk bëhej fjalë për shtetas të Danimarkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA