Kinë, tensione ndëretnike, 12 viktima

28/02/2012 16:25

Të paktën 12 persona mbetën të vdekur në një provincë kineze, gjatë një përleshje masive të ndodhur të martën.

Ishin mediat shtetërore ato që konfirmuan lajmin, por pa folur për arsyet që shtynë në këtë ballafaqim vdekjeprurës midis banorëve të qytetit të Kashgarit, në provincën Xinjiang dhe forcave të policisë.

Duke u bazuar në raportimin e televizioni shtetëror, dhjetë persona u vranë në përleshjet midis tyre, ndërsa dy të tjerë u qëlluan për vdekje nga policia.

Përpara kësaj ngjarje, tensioned kanë qenë të larta në zonë për shkak të mosmarrëveshje ndëretnike midis muslimanëve ujgurë, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në zonë dhe emigrantëve kinezë, të ardhur nga rajone të tjera të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA