Itali, arratisje nga burgu

28/02/2012 00:48

Si ka mundësi të ndodhë diçka e tillë. Është kjo pyetja që mbizotëron pas arratisjes së kosovarit Fatmir Gashi nga burgu Canton Momballo në qytetin verior të Brescias.

Ai po vuante një dënim për grabitje dhe do të dilte në vitin 2016, afat që me sa duket i është dukur shumë i largët. Duke përfituar nga mungesa e rojeve dhe nga një pirg tullash përgjatë murit rrethues të burgut, i cili ndodhet në qendër të qytetit, 25 vjeçari kosovar ka arritur të largohet pa lënë gjurmë duke përdorur thjesht një litar. Bashkë me të u përpoqën të arratisen, pa sukses, edhe dy të dënuar të tjerë.
 
Burgu i Brescias, ashtu si edhe struktura të tjera italiane dënimi, vuajnë prej kohësh nga mungesa e personelit dhe nga mbipopullimi. Shifrat flasin vetë: në burg ndodhen të mbyllur dy herë më shumë të dënuar se kapaciteti dhe ata ruhen nga 180 roje, në vend të 300 që duhet të jenë. Madje kur ka ndodhur arratia në burg ndodheshin vetëm 12 prej tyre.

Ndërsa ështa hapur një hetim i brendshëm për të hedhur dritë mbi përgjegjësit, kujtohet se ende nuk është gjetur shqiptari Altin Hoxha i ikur nga burgu i Romës, Regina Coeli rreth një muaj më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA