Zjarr në simotrën e Costa Concordia

27/02/2012 00:00

Panik në anijen Costa Allegra, simotra e Costa Concordia, e përplasur pak javë më parë në afërsi të brigjeve italiane duke u marrë jetën rreth 20 personave.

Një zjarr i madh i rënë në bordin e anijes Costa Allegra, përvecse ka shkaktuar panik tek pasagjerët, ka detyruar edhe kapitenerinë e saj të ndërrojë kurs e të udhëtojë drejt brigjeve të Seycheles.

Mendohet se flakët kanë rënë në dhomën e motorëve duke shkaktuar dëme të mëdha në anije. Megjithatë, fatmirësisht, sic raporton “Lloyd’s List”, flakët janë vënë nën kontroll nga ekuipazhi.

Anija ndodhej rreth 200 milje larg brigjeve të Seycheles në momentin që ra zjarri në bord.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA