Ohio, vrasje me armë në shkollë

27/02/2012 00:00

Një nxënës humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një shkollë të mesme, në Chardon të Ohio pasi një bashkëmoshatar i tyre u drejtoi armën.

Ngjarja ndodhi në orën 7.30 minuta në barin e shkollës së Mësme. I riu që qëlloi e kish bërë publik qëllimin e tij, përmes një mesazhi në Tuiter, të shtunën.

Ai kishte shkruar se do të hynte në shkollë me armë por sipas dëshmitarëve askush se kish marrë seriozisht. Emri i tij është Ti Xhej Lejn. Ai ishte transferuar në këtë qytet bashkë me familjen.

Ata që e njihnin e treguan si një djalë të mirë, të edukuar dhe të qetë. Sipas raportimit në media, studenti nuk kishte qëlluar në mënyrë të rastësishme, por shënjestra kishte qënë e llogaritur mirë.

Autoritetet thanë autori u arrestua. Chardon është një qytet me 5000 banorë dhe ndodhet 48 km në lindje të qytetit Klivlend. Në Shtetet e Bashkuara të tilla ngjarje nuk janë të panjohur, për këtë aryse janë shtuar masat e sigurisë në shkolla për të parandaluar të tilla sulme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA