Siri, votimet për kushtetutën e re

26/02/2012 08:55

Siria mban ditën e dielë një votim popullor për kushtetutën e re, pjesë e tolerimeve të pakta të regjimit të Assad.

Pavarësisht votimeve, dhuna në vend vazhdon dhe disa viktima janë regjistruar mëngjesin e së dielës ndërsa qëndrat e votimeve u hapën, njoftjnë burime të pakonfirmuara të aktivistëve sirianë në emigrim.

Opozita e ka bojkotuar referendumin, me argumentin se ndryshime ligjore janë kryer edhe më parë, por nuk janë respektuar asnjëherë nga Damasku zyrtar. Ata kërkojnë dorëheqjen e Assad si garancinë e vetme për respektimin e amendimeve.

Kushtetuta e re do të formojë një sistem shumëpartiak politik dhe do të bëjë që zhjedhjet të mbahen brenda tre muajsh.

Ndërkohë, përplasjet tragjike midis forcave opozitare dhe atyre të Assad vazhdojnë, me 80 persona që humbën jetën vetëm gjatë ditës së shtunë.

Siria është përfshirë në trazira të mëdha shoqërore që prej një viti, kohë në të cilën kanë humbur jetën 5 400 persona sipas të dhënave të OKB-së ose mbi 7 500 siç pretendojnë aktivistët.

Deri më sot, përpjekjet ndërkombëtare për të imponuar ndaj Damaskut sanksione të forta ekonomike kanë dështuar për shkak të mbështetjes së Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA