Rusi, tërmet i fuqishëm në Siberi
26/02/2012 09:30
Një tërmet me magnitudë 6,8 sipas shkallës rihter tronditi mëngjesin e së dielës Siberinë.
Lajmi u konfirmua nga Instituti Rus i Sizmiologjisë. Tronditjet ndodhën fare pranë kufirit me Mongolinë dhe 58 kilometra në lindje të qytetit Kizil.
Tronditjet e tokës u verifikuan në një thellësi prej rreth 50 kilometrash. Ndonëse një tërmet i një fuqie të konsiderueshme, nuk është raportuar asnjë dëm njerëzor.
Për herë të fundit, një tërmet i fuqishëm kishte goditur vendin në vitin 2008, kur krahina e Çeçenisë u trondit nga lëkundje 5,8 të shkallës rihter, të cilat shkaktuan 13 të vdekur dhe disa qindra të plagosur.
Top Channel