Nelson Mandela ka dalë nga spitali ku një ditë më parë u shtrua për t’u trajtuar nga dhimbjet e barkut.
“Mjekët kanë na siguruan se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se Madiba është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, në një deklaratë, duke iu referuar 93-vjeçarit Mandela me emrin e tij të dashur klanor.
Mandela iu nënshtrua një laparoscopije diagnostikuese, bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Lindiue Sisulu, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
Procedura përfshinte futjen e një kamere në trup për të lejuar mjekët të shihnin barkun e pacientit apo legenin.
Mandela u shtrua në ditë në një spital të Afrikës së Jugut, ndërsa njerëz të afërt me të deklaruan se ai vuante prej kohësh nga dhembje barku dhe mjekët vlerësuan se kishte nevojë për një specialist.
Ai kaloi 27 vjet në burg për veprimet e tij kundër regjimit derisa u lirua në vitin 1990. Katër vjet më vonë ai u bë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe u tërhoq në 99-ën, vetëm pas një mandati.
Top Channel