Top Fest 9 nga data 27 shkurt ngre siparin për të prezantuar mbi 120 artistë shqiptarë të të gjitha trevave shqipfolëse me prodhimet muzikore më të fundit.

Do të jenë tre fazat e konkurimit disa mujor që do të transmetohet në Top Channel. E para, e prezantuar nga Marina dhe Luana Vjollca, do të zgjasë tetë javë, nga e hëna në të enjte ora (15.40), gjatë së cilës artistët do të prezantojnë këngët e tyre.

Në fazën e dytë, atë të gjysmëfinalistëve, bordi artistik i Festivalit do të ketë bërë përzgjedhjen për të çuar kështu një pjesë të pjesëmarrësve. Kjo fazë do të zgjasë tre javë. Transmetimi do të jetë të premteve mbrëma dhe gjithçka do të performohet “live”.

Faza e tretë përfshin mbrëmjen finale, më 3 qershor në Pallatin e Kongreseve, ku do të ndahen edhe çmimet.

Mjeshtër muzikor: Dorian Gjoni, regjia: Ergys Lubonja, skenografia: Fatmir Minga.

Sa i përket kësaj të fundit, skenat në këtë edicion do të jenë dy, një për solistët dhe tjetra për grupet. Pjesë e konkurentëve, që përfshijnë zëra të afirmuar, por edhe të rinj, do të jenë edhe finalistët e The Voice, të cilët do të prezantohen me këngë të investuara nga Top Channel.

Elton Deda ka krijuar këngën e finalistes së grupit të tij, Marselës. Mirjam Cani po kryen produksionin e këngës së Enrikës.

Përpos Top Channel, lançimi i këngëve të Top Fest do të bëhet edhe në Digitalb në kanalin My Music, Musical Tv, HD3, My Music Radio dhe Top Albania Radio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA