Pink Floyd, sërish “The Wall”

25/02/2012 03:15

“The Wall” i grupit Pink Floyd, vepra rock më e famshme në botë, do të rihidhet në treg përsëri më 28 shkurt, në një edicion të remasterizuar dixhital dhe unik.

Edicioni përfshin albumin “Is there anybody out there”, “The Wall-Live”, 2 disqe të pa edituara nga regjistrimet e grupit, dhe versionin demo të “Comfortably Numb” dhe “Run Like Hell”.

DVD përfshin një video “dal vivo” marrë gjatë turneut mes viteve 1980 dhe 1981, dokumentarin “Behind The Wall”, që flet mbi realizimin e albumit, videon e “Another Brick In The Wall pt.2” dhe një intervistë të Gerald Scarfe. Ne të njëjtën kohë do të dalë edhe nje paketë me tre disqe që përfshin disa vesrione të progresit të grupit mes tyre edhe “Another Brick in the Wall pt.1”.

“The Wall” është albumi i dytë më i shitur në botë i Pink Floyd, pas “The Dark Side Of the Moon”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA