Nigeri, sulm policisë dhe burgjeve

25/02/2012 08:10

Të paktën katër persona janë vrarë në qytetin verior të Gombes, në Nigeri, si pasojë e një sulmi me bombë dhe armë zjarri ndaj një burgu dhe një stacioni të policisë.

Policia deklaron se ka zmbrapsur sulmin për të cilin fajësohet grupi radikal islamik Boko Haram, që ka kryer sulme të rënda dhe vrasje në veri të Nigerisë në muajt e fundit.

Më herët gjatë së premtes, persona të armatosur vranë pesë persona në një xhami në kano, qyteti kryesor në veri të Nigerisë, ka bërë të ditur policia.

Një zëdhënës i forcave të rendit deklaroi se atentatorët mbërritën me motoçikleta dhe hapën zjar ndaj besimtarëve duke lënë shumë prej tyre të vdekur.

Në sulmin më të fundit, policia tha se e mbrojti me sukses burgun federal dhe stacionin e saj, pasi u regjistruan një valë shpërthimesh dhe një shkëmbim zjarri që zgjati dy orë.

Autoritetet deklaruan se katër civilë u vranë dhe se disa oficerë të policisë dhe ushtrisë mbetën të plagosur.

Javën e kaluar Boko Haram deklaroi se kishte qenë organizator i një sulmi të ngjashëm ndaj një burgu në shtetin e Koxhit, ku u liruan mbi 100 të burgosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA