Nelson Mandela dërgohet në spital

25/02/2012 10:35

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela është dërguar në spital. Njerëz të afërt me të deklaruan se ai vuante prej kohësh nga dhembje barku dhe mjekët vlerësuan se kishte nevojë për një specialist.

Ish-lideri 93-vjeçar dhe ikonë e anti-aparteidit, ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore në vitet e fundit.

Presidenti aktual i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma deklaroi se, dashuria dhe të gjitha lutjet e afrikanëve dhe njerëzve në mbarë botën janë me të.

Në një deklaratë për shtyp, ai kërkoi që zotit Mandela dhe familjes së tij t’i respektohet e drejta e privatësisë.

Zoti Mandela u tërhoq nga aktivitetet publike tetë vjet më parë dhe shfaqja e tij e fundit në publik ka qenë në Kupën e Botës 2010 të zhvilluar në Afrikën e Jugut. Fituesi i çmimit Nobël për Paqen njihet në mbarë Afrikën e Jugut me pseudonimin Mandiba.

Ai kaloi 27 vjet në burg për veprimet e tij kundër regjimit derisa u lirua në vitin 1990. Katër vjet më vonë ai u bë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut dhe u tërhoq në 99-ën, vetëm pas një mandati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA