Merkel, “dush” me birra

25/02/2012 17:55

Një pasiguri, ndoshta për shkak të emocionit, dhe pesë gota të mbushura me birrë përfunduan si dush në kurrizin e kancelares gjermane Angela Merkel.

Gjithçka ndodhi javën e kaluar, gjatë një manifestimi politik të partisë demokristiane, në provincën perëndimore Meklemburg-Pomerian.

Merkel sapo ishte ulur në tryezën e gjatë për takimin e zakonshëm politik, kur papritur në kurrizin e saj përfundoi një sasi e madhe birre, për shkak se kamarieri humbi ekuilibrin.

“Ka qenë momenti më i sikletshëm i jetës sime”, ka rrëfyer kamarieri 21-vjeçar me emrin Martin për tabloidin “Bild”. “Më shtynë, u përpoqa të mbaja birrat por ishte shumë vonë dhe atëherë bërtita “dreqin””, ka provuar të justifikohet ai.

Nga ana e saj kancelarja ruajti gjakftohtësinë. “Ajo u kthye dhe më buzëqeshi dhe pak më pas, e lagur, shkoi në podium për të mbajtur fjalimin e saj”, ka shtuar më tej kamarieri fatkeq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA