Jemen, betohet presidenti i ri

25/02/2012 09:45

Abd Rabbu Mansour Hadi është betuar si presidenti i ri i Jemenit pas zgjedhjeve të zhvilluara në ditët e kaluara, ku ai ishte kandidati i vetëm.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale. Zgjedhja e tij është pjesë e një marrëveshjeje të mbështetur nga SHBA dhe të negociuar nga vendet e Gjirit.

Mansour zëvendëson kështu Ali Abdullah Saleh, i cili doli nga skena si pasojë e revoltave popullore që përfshinë vendin, të pagëzuara me emrin Pranvera Arabe.

Ndërkohë, vetë Saleh është kthyer në shtëpinë e tij në Sana pasi u mjekua në Shtetet e Bashkuara.

Saleh, 69 vjeç, kishte mbërritur në Amerikë në janar për të marrë mjekim për plagët e marra gjatë një atentati të vitit të kaluar ndaj pallatit presidencial.

Me mbajtjen e zgjedhjeve më 21 shkurt, Saleh pa t’i përfundonte pushteti pas 33 vjetësh në krye të vendit. Saleh është zëvendësuar kështu ka numri dy i tij, që pas betimit merr zyrtarisht detyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA