Foto e Beatles para famës

25/02/2012 00:00

Në Britani do të dalë në ankand një foto e Beatles. E vecanta e fotos është se ajo është bërë krejt rastësisht, pak muaj para se rrok-banda britanike të bëhej e famshme në të gjithë botën.

Fotoja i përket verës së nxehtë të vitit 1963 dhe në të tregohet të gjithë anëtarët e grupit, që nga John Lennon e deri tek Paul McCartney duke marrë rreze dielli në tarracën e një hoteli në Somerset.

Djemtë nga Liverpuli janë fotografuar nga një 11-vjecar në atë kohë, i quajtur Bruce Leak. Leak ka ruajtur foton për një kohë të gjatë në sirtaret e tij, “tek sendet pa vlerë”. Por krejt rastësisht foto, pak muaj më parë ka rënë në duart e motrës së tij, e cila e kuptoi menjëherë rëndësinë e saj.

E kështu ajo vendosi të nxjerrë në shtëpinë e ankandeve, jo më shumë për para se sa për të gjetur një koleksionist që do ta ruante atë në mënyrën e duhur.

Aktualisht fotoja është vendosur në shtëpinë e ankandeve “Omega” në Manchester për një cmim modest prej 300 paundësh nisja.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA