Afganistan, vriten 2 oficerë amerikanë

25/02/2012 00:00

Dy oficerë amerikanë, të angazhuar me punë në Ministrinë e Brendshme afgane me mision forcimin e strukturave vendase për luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit, mbetën të vrarë nga protestat e fundit që kanë shpërthyer pas djegies aksidentale të librit të Kuranit, pak ditë më parë.

NATO dhe autoritetet afgane konfirmuan vrasjen e tyre. Vrasja ka ndodhur në brendësi të godinës së Ministrisë së Brendshme, një ndër mjediset më të mbrojtura të Kabulit.

Fillimisht ISAF njoftoi se dy punonjës ndërkombëtarë në Ministrinë e Brendshme afgane u vranë pas të shtënave në kokë në zyrën e tyre brenda ndërtesës, por nuk u njoftua për kombësinë e tyre. Më vonë u mor vesh se bëhej fjalë për dy oficerë amerikanë.

Talebanët morën përsipër sulmin në fjalë teksa njoftuan se një militant i tyre i infiltruar kishte kryer me sukses misionin  e vet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA