“Mills”, Berlusconi lirohet nga akuzat

25/02/2012 21:45

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi u shpall i pafajshëm në njërin nga proceset gjyqësore ku akuzohej për korrupsion.

Ai u lirua nga akuzat për korrupsion pas tejkalimit të afateve të gjykimit. Bëhej fjalë për akuzën e ngritur kundër tij, që kishte të bënte me korruptimin e avokatit të tij britanik, David Mills për të dhënë një dëshmi të rreme në një proces gjyqësor në vitin 1990 për të mbrojtur interesat e Berlusconi-t.

Pas vendimit për pushimin e cështjes për shkak të tejkalimit të afateve të përcaktuara nga ligjet italiane, kryeministri Berlusconi deklaroi se nuk kishte asgjë të dyshimtë në këtë verdikt të gjykatës, duke shtuar më tej, se procesi në fjalë dhe të tjerët në të cilët akuzohet janë procese gjyqësore të motivuara politikisht. “Një fushatë e së majtës kundër meje”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA