40 vjet nga masakra e Mynih 1972

25/02/2012 20:10

Të mbijetuarit e sulmit ndaj kombëtares olimpike izraelite gjatë lojrave olimpike të Mynihut, janë mbledhur në qytetin jugor të Gjermanisë për të përkujtuar ngjarjen tragjike, 40 vjet pas tragjedisë.

Në 5 shtator 1972, persona të armatosur hynë në fshatin olimpik duke patur si objektiv asgjesimin e sportistëve hebrenj si një përgjigje ndaj politikave dhe incidenteve me palestinezët në Lindjen e Mesme.

Brenda 24 orëve u finalizua tragjedia me 11 sportistë izraelitë, 5 palestinezë dhe një polic gjerman që mbetën të vdekur në shkembimin e zjarrit. Shtatë prej sportistëve të mbijetuar janë rikthyer në skenën e krimit duke përjetuar emocionet me incidentin që u ndryshoi jetën.

“Ne po kalojmë një kohë të bukur, por kjo bazohet në ngjarjen më të hidhur të jetës dhe unë kam ndjesi të ndryshme”, tha njëri prej anëtarëve të komitetit olimpik izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA