SHBA bisedime me Kastron për të burgosurin

24/02/2012 23:59

Një senator amerikan është takuar me presidentin kuban, Raul Kastro në lidhje me arrestimin dhe dënimin e një kontraktori amerikan.

Senatori Patrick Leahy tha se bisedimet për lirimin e Alan Gross, që aktualisht po kryen dënimin 15-vjeçar, do të duhen kohë për t’u përfunduar.

Deri tani Kuba ka refuzuar kërkesat amerikane për lirimin e Gross, i cili u arrestua pasi mori pajisjet e internetit në ishull.

Senatori Leahy tha se zoti Kastro ngriti çështjen e pesë kubanëve të dënuar për një kohë të gjatë në burgjet e SHBA-ve, por kurrë nuk foli drejtpërsëdrejti për një shkëmbim të burgosurve.

Leahy dhe senatori tjetër Richard Shelby, u takuan gjithashtu me Gross gjatë vizitës së tyre.

Gross u dënua në dhjetor të 2009-ës pasi u dërgoi kompjutera dhe pajisje të tjera komunikimi komunitetit hebre në Kubë.

Në atë kohë ai punonte si kontraktor për Departamentin e Shtetit Amerikan.

Në dhjetor, Kuba liroi 86 të burgosur të huaj si pjesë e një programi të gjërë amnistie, por nuk pëfshiu në të edhe Gross.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA