Princi i Holandës në gjendje kome

24/02/2012 14:05

Princi i Holandës, Johan Friso, i dëmtuar në një ortek një javë më parë, është në gjendje kome dhe mund të mos rikthehet më kurrë, paralajmëruan mjekët që po e trajtojnë në Austri.

Princi Friso ishte duke skiuar në resortin austriak të Lehut, kur një ortek e zuri përfund dhe qëndroi për i bllokuar për 15 minuta, përpara se grupet e shpëtimit të arrinin tek ai.

44-vjeçari ishte i vetmi që u aksidentua nga orteku. Ai u shoqërua me urgjencë në spitalin e Insbrukut, ku gjendja e tij vazhdon të jetë kritike. Deri në mbërritjen në spital, Princit iu nevojit pothuajse një orë, prandaj dyshohet se dëmet që ai ka pësuar në tru të jenë të pakthyeshme.

Princi Friso është djali i Mbretëreshës Beatriks të Holandës. Megjithatë, ai humbi të drejtën e tij për të trashëguar fronin, pasi në vitin 2004 u martua pa miratimin qeveritar.

Mbretëresha Beatriks dhe gruaja e Princit, Mabel, pritet të mbërrijnë të premten në spitalin e Insbrukut, ku 44-vjeçari është vizituar më parë nga Princi i Kurorës, Ëilliam-Alexander dhe Princi Konstantijn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA