Gerard Butler në rehabilitim
24/02/2012 11:20
Gerard Butler ka hyrë në një klinikë rehabilitimi si pasojë e abuzimit me medikamente qetësuese.
Aktori 42-vjeçar është shtruar në Betty Ford Center për shkak të abuzimit me ilaçet për dhimbjen, sipas TMZ. Mendohet se Butler ka pasur shumë dhimbje që nga xhirimi i filmit ‘300’ në vitin 2006.
Gjithashtu TMZ bën të ditur se aktori ka vuajtur shumë që pas aksidentit që pësoi duke bërë sërf në dhjetorin e kaluar. Butler e mori vendimin për të hyrë në rehabilitim tre javë më parë kur e pa se ishte bërë shumë i varur nga medikamentet që i lehtësonin dhembjen.
TMZ bën të ditur se protagonisti i ‘Ugly Truth’ ka përdorur edhe kokainë, por nuk është kjo arsyeja e hyrjes së tij në rehabilitim.
Top Channel