Cmimet Oscar, fillon numërimi mbrapsht

24/02/2012 00:00

Ai është evenimenti më i rëndësishëm në botën e kinematografisë. Është fjala për ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oscar. Janë gjithsej 24 kategori në të cilat garojnë prodhimet kinematografike më të mira të vitit 2011. Në një mbrëmje gala me pritshmëri të madhe gara mes konkurentëve është shumë e fortë.

Filmi epik 3D i Martin Skorcese, “Hugo” është kandiduar më shumë se të gjithë filmat e tjerë me 11 kandidatura, mes të cilave edhe për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë. Ky film tregon historinë e një djali jetim i cili jeton brenda një ore gjigante në një stacion hekurudhor në Paris.

Me 10 kandidime filmi  “The Artist” i Michel Hazanavicius(Mishel Hanazavishius) është një nga filmat me pritshëmri shumë të mëdha. Historia zhvillohet në Holliwood-in e viteve ’27-32 dhe fokusohet në marrëdhënien e një aktori të vjetër të filmave pa zë dhe një aktoreje të re. Filmi tregon edhe se si filmi pa zë u zëvendësua nga filmi me zë. Pasi fitoi 7 cmime Bafta dhe 3 Golden Globe “The Artist” sipas parashikimeve është konkurenti më i fortë këtë vit. Gara për filmin më të mirë zhvillohet mes The Artist,  The Descendants( Disendens), Extremely Loud and Incredibly Close, The Help, Hugo, Midnight in Paris, Moneyball, The Tree of Life dhe War Horse.  

Krahas këtyre filmave zhvillohet gara për cmimin regjisori më i mirë. Gara e fortë zhvillohet mes Woody Allen me filmin Midnight in Paris, Michel Hazanavicius(Mishel Hanazavishius) me The Artist, Terrence Malick me The Tree of Life, Alexander Payne me The Descendants dhe Martin Scorsese me filmin Hugo.

Ylli i filmit “The Artist”, Jean Dujardin(Zhan Dezharde), konkurron për “Oscar”-in e aktorit më të mirë  George Clooney për rolin në The Descendants, Demian Bichir nw A Better Life, Brad Pitt nw Moneyball dhe britanikut Gary Oldman nw Tinker Tailor Soldier Spy. Pasi rrëmbeu trofeun si aktori më i mirë në edicionin e 65 të cmimeve Bafta aktori Jean Dujardin është pretendeti kryesor për këtë trofe.

5 aktore janë në garë për cmimin Aktorja më Mirë. Michelle Williams, Rooney Mara,
Glenn Close, Maryl Streep, Viola Davis. Të gjitha kanë interpretime cilësore megjithatë kritika ka nisur të pikase dallimet mes tyre. Dy ditë para mbrëmjes gala pretendentja kryesore është Maryl Streep.

Ajo na sjell atë që mund të ishte dhe roli i një jetë të tërë  portretin personal të së moshuarës Margaret Thatcher.  Streep na sjell një grua të brishtë të plakur që lufton me sëmundjet mendore që përpiqet të mbajë dinjitetin e saj dhe që kujtesa i sjell fragmente të jetës së saj të ashpër e të paepur.

Meryl Streep ka fituar dy cmime Oscar- t e fundit 30 vjet më parë dhe ka qenë kandidate 17 herë për këtë cmim. Shumë njerëz mendojnë se ajo është pak e vonuar për një Oscar të tretë, por pasi mori trofeun e Bafta, Golden Globe dhe Cmimin e Karrierës në Berlinale duket se ky është momenti i Streep. Këto janë kategoritë më të rëndësishme të cmimeve Oscar, por gara të forta zhvillohen edhe në kategori të tjera si skenari më i mirë,aktori dhe aktorja më e mirë mbështetëse, filmi më i mirë në gjuhë të huaj, filmi më i mirë i animuar, fotografia më e mirë dhe në shumë kategori të tjera.

Duket se eksperienca jo e mirë me prezantuesit e vitit të kaluar Anne Hathaway dhe James Franco ka bërë që organizatorët të mendojnë më mirë për këtë rol. Shpresa ishte tek  Eddie Murphy, por tërheqja e tij erdhi e papritur ashtu sic u tërhoq dhe producenti, njëkohësisht miku i tij Brett Ratner.  Në këto kushte organizatorët menduan të rikthejnë Billy Crystal. Shkrimtari, komediani dhe producenti i njohur ka prezantuar edhe 8 ceremoni të tjera të cmimeve Oscar.

Surprizat në Kinema Imperial

Filmat hollivudianë jemi mësuar t’i shohim premierë në sallat e rrjetit të kinemave Imperial, në Tiranë. Por cila është shija specifike e spektatorit shqiptar? Cfarë pëlqen më shumë ai të ndjekë në ekranin e madh? Zhanret, autorin etj etje.

Këtyre pyetjeve u mundua t’u japë përgjigje Drejtori i Imperial, Altin Prifti në Pasdite në Top Channel. I rrahur tashmë me shijet e publikut shqiptar, Prifti thotë se përgjithësisht publiku shqiptar është i tërhequr pas filmave komercialë dhe më pak për filma të vlerësuar nga kritika e të nominuar për cmime prestigjoze.

“Publiku shqiptar ka shije specifike. Ne ndonjëherë nuk arrijmë t’i përshtatemi në momentin e duhur. Jemi surprizuar kur kemi vënë re që filma komercialë të tipit “Piranja” shumë më të lartë në krahasim me “The King Speech”. Ne në Shqipëri po përpiqemi për të dhënë një kulturë të filmit. Kemi menduar që filmi autor dhe filmi europian do të gjejnë vend në një hapësirë në sallat e Sheraton. Do të futim filmat europianë në filmat autor”, thotë Prifti. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA