Aniston kundër një filmi “Friends”

24/02/2012 09:25

“Friends” ishte seriali më popullor i viteve 1990 dhe vazhdon të ritransmetohet në dhjetëra televizione kudo në botë.

Megjithatë, protagonistja e serialit, Jennifer Aniston, nuk do të përkrahte ripërshtatjen e “Friends” në një film, pasi beson që një version i tillë nuk do të kishte sens.

43-vjeçarja, e cila u shndërrua në një yll të kinemasë duke interpretuar Rachel Green në vitet 1994-2004, nuk beson se një film do të rezultonte i suksesshëm.

Duke folur për shfaqjen, ku përveç saj pa si protagonitë edhe Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matt Le Blanc dhe Matthew Perry, Jennifer tha: “Nuk mund ta konceptoj një film “Friends”, të paktën jo në vitet e ardhshme. “Friends” është një serial që i ka argëtuar të gjithë nga televizori i shtëpisë së tyre. Ai nuk duhet të zhvendoset në kinema. Mendoj se do të ndryshonte atë që vetë seriali është në thelb”.

Duke hipotezuar, ajo u shpreh se nëse “Friends” do të kishte vazhduar, Rachel dhe Ross pa dyshim që do të vazhdonin të ishin bashkë.

“Pa dyshim që do të ishin së bashku dhe do të kishin bërë edhe fëmijë të tjerë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA