Viktimat neonaziste, Merkel kërkon ndjesë

23/02/2012 00:00

Kancelarja gjermane, Angela Merkel kërkoi publikisht falje për viktimat e neonazistëve në Gjermani.

Merkel kërkoi një minutë heshtje për 10 viktimat e neonazistëve të së ashtuquajturës “celula e Turingut”. Tetë turqi, një grek dhe një anëtare e policisë gjermane, janë viktimat e neonazistëve brenda disa viteve në Gjermani.

Pas 60 sekondave heshtje, Merkel ngriti kokën e më pas deklaroi publikisht para sallës së heshtur: U kërkoj ndjesë familjeve të tyre. Këto vrasje janë një turp për Gjermaninë. Ne nuk duhet të harrojmë kaq shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA