Një panel i Kombeve të Bashkuara ka shpërndarë një list me zyrtarët sirianë që mund të hetohen për krime kundër njerëzimit.
Ekspertët e zgjedhur nga OKB deklarojnë se oficerë të ushtrisë dhe zyrtarë të qeverisë siriane janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Forcat siriane kanë përsëritur bombardimet e bastioneve të opozitës në qytetin e Homsit, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.
Aktualisht, ka një presion në rritje për Damaskun për t’u dhënë akses ekspertëve për të vizituar civilët e bllokuar nga sulmet e furishme.
Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe vendet arabe kanë planifikuar ta sfidojnë presidentin Assad për t’u siguruar atyre akses humanitar brenda pak ditëve në zonat më të prekura nga bombardimet.
Ndërkombëtarët kanë planifikuar të mbajnë ditën e premte një konferencë mbi Sirinë, që do të bazohet mbi një raport investigativ të publikuar në nëntor.
Raporti i ri zublon se Siria është militarizuar tej mase dhe akuzon forcat e sigurisë për shkelje të rëndë dhe sistematike të të drejtave të njeriut.
Provat kundër disa prej oficerëve të vjetër të ushtrisë siriane dhe zyrtarëve qeveritare është e tillë sa që paneli i ekspertëve ka hartuar një list me emrat e tyre dhe krimet që kanë kryer.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon deklaron se dëshiron të dërgojë shefin e të seksionit të të drejtave të njeriut në Siri për të negociuar aksesin në Homs.
Top Channel