Siri, lufta e spiunëve

23/02/2012 00:00

Në Siri po bëhet një luftë spiunësh. Ndërsa pritet një zgjidhje diplomatike, janë agjentet sekretë që zhvillojnë punën e tyre. Amerikanët lëvizin në disa fronte; i pari, përdorimi i avionëve të telekomanduar.

Pentagoni ka nxjerrë “Global Houk” (Global Hawk), të cilët mund të nisen nga bazat ne Siçili në Itali dhe Inxhirlik në Turqi. Nuk perjashtohet edhe futja e Sentinel, avionit të pagëzuar “Bisha”, i njejte me atë që u rrëzua disa javë më parë në Iran.

Jane avionet e telekomanduar qe ndjekin levizjet e ushtrise siriane, pergjojme komunikime, marrin prova vizive per cfare po ndodh ne terren. Krah tyre bashkeveprojne edhe U2, avionet veterane te Luftes se Ftohte.

Fronti i dyte perfshin udheheqjen e Damaskut. 007-tat me ndihmen e informatoreve jane ne gjurmim te informacioneve per zyrtare te larte siriane. CIA me pas interesohet per nivelin e efiçencës së ushtrisë.

Kerkohen gjithashtu edhe te dhena per pranine e Al Kaedes ne vend. Sherbimet sekrete amerikane jane te bindura se disa atentate te renda jane kryer nga xhihadistet, te mberritur nga Iraku.

Nese do te vihet ne zbatim plani per te ndihmuar kryengritesit, Uashingtoni do te shmangte me cdo menyre, furnizimin me arme te ekstremisteve. Shume burime mendojne se britanikë, francezë apo perfaqesues te Katarit jane angazhuar per te favorizuar vullnetaret dhe për t’u dërguar atyre armatime.

Nga ana tjeter, edhe Izraeli ka leshuar agjentet ne terren, avione te telekomanduar dhe aparatura per luften elektronike ne Hermon e ultësirën e  Golan. Ne Jeruzalem, “telashet” e Bashar Al Asad jane si bekim nga qielli, sepse Teherani rrezikon te humbe aleatin me te mire.

Me e dukshme eshte puna e Sherbimeve Sekrete Turke. Ankaraja ka pritur shume dezertore siriane dhe ka infiltruar njerez ne disa provinca. Ka lajme se dhjetera agjentë turke dhe informatoret e tyre jane kapur nga autoritetet siriane.

Nga ana tjeter, njerezit e derguar nga Moska po perpiqen te eksportojne ne Siri menyrat brutale e kryera ne Çeçeni. Dhe se fundi iranianet, qe perforcojne mbeshtetjen per regjimin e Asad, me pergjime te komunikimeve dhe mbikeqyrjen e  sirianeve qe jetojne ne Turqi dhe Liban.

Sipas Sherbimeve Sekrete Franceze, jane ata qe merren edhe me stervitjen e Njesise 101 dhe Divizionit te Katert, qe konsiderohet elita e pathyeshme e Bashar Al Asadit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA