Putin: Vazhdoj luftën në emër të Rusisë

23/02/2012 17:15

Dhjetëra mijëra rusë dëgjuan Kryeministrin e tyre, Vladimir Putin, teksa mbajti një fjalim patriotik në Moskë, në kuadrin e fushatës së tij për t’u rizgjedhur president.

Duke e cilësuar luftën e tij personale si një “luftë për Rusinë”, presidenti nga viti 2000-08 u shpreh se nuk do të tolerojë asnjë fuqi të jashtme që të ndikojë në çështjet e brendshme të vendit.

Fjalimi i tij u mbajt përballë 130 mijë personave të pranishëm në stadiumin “Luzhniki”, i cili ishte praktikisht i mbuluar nga flamurët e shumtë rusë dhe të partisë “Rusia e Bashkuar”.

Putin është përballur me kundërshti të forta ndërkombëtare dhe brenda vendit, pasi shumë probleme u evidentuan në zgjedhjet parlamentare të muajit dhjetor.

Fjalimi i Putin u mbajt në ditën e ushtrisë, duke i dhënë kështu një kontekst të fortë patriotik. Manifestimi, vetëm dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve, përbën shenjën më të fortë të deritanishme për mbështetjen e kandidaturës së Kryeministrit.

Megjithatë, mediat ndërkombëtare arritën të evidentojnë disa raste punëtorësh ose studentësh që ishin paguar ose kërcënuar me vendin e punës, për të qenë të pranishëm në manifestimin që për nga organizimi ngjante më shumë me një koncert roku se sa një takim politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA