Një kërcënim ogurzi për një stacion të pavarur radioje

23/02/2012 00:00

Bashkim Tola – Në valët e fort kontrolluara ruse, Ekho Moskvy, një stacion liberal i radios, gjithmonë ka qëndruar jashtë rrymave politike. Pavarësisht se dy të tretat e kapitalit të tij janë në pronësi të “Gazprom Media”, një krah i gjigandit shtetëror të gazit të Rusisë, ajo ka transmetuar kritika të theksuara ndaj Kremlinit dhe mysafirë të ftuar në emisione të kësaj radioje kanë qenë persona të listës së zezë nga televizioni shtetëror.

Kjo liri është nën kërcënim. Alexei Venediktov, redaktor për një kohë të gjatë në këtë stacion radioje, është duke humbur vendin e tij të punës, si dhe dy bashkëpunëtorë të pavarur. Në bordin e ri të ri, gazetarët do të zëvendësohen nga menaxherët dhe një vend i redaktorit të pavarur do të shkojë për një ish-shok klase të Dimitri Medvedev, presidentit në ikje të Rusisë.

Z. Venediktov do të qëndrojë si redaktor, por bordi do të informojë në favor të shtetit, duke e bërë më të lehtë për ta hequr atë. “Gazprom Media” thotë se kjo është vetëm një shkundje e korporatës, por atmosfera politike e trajton atë si të papranueshme.

Kremlini e ka toleruar Ekho Moskvy si një valvul sigurie për inteligjencën e pakënaqur dhe gjithashtu, si një mjet i dobishëm për të hedhur poshtë kritikat e Perëndimit për mungesën e lirisë së shprehjes. Ekho ish patronizuar edhe nga Vladimir Putin, njëherësh presidenti i ardhshëm, i cili shpesh e ftonte z. Venediktov në takimet me median.

Marrëdhënia e tyre ka qenë ajo midis një lideri autokratik dhe një budallai të mençur, i licencuar për të folur të vërtetën. Kjo e bëri z. Venediktov të ishte pothuajse i paprekshëm. Ekho Moskvy ka qenë kështu jo vetëm një institucion për inteligjencën liberale, por edhe një kanal i komunikimit për Kremlinim.

Por pas zgjedhjeve të dyshimta të dhjetorit për Dumën, roli i Ekho Moskvy, si një nga burimet e medias të protestuesve, filloi të ushtrojë presion të ri ndaj z. Venediktov. Z. Medvedev hapur kërkoi që ai të hiqet. Ndërkaq, z. Venediktov u ftua që ta pyesë zotin Putin me “pyetje të vështira” gjatë një interviste telefonike të këtij të fundit në një televizion.

Tani, z. Putin duket se ka anuluar mbrojtjen e tij. Në një mbledhje të fundit të redaktorëve të lajmeve kombëtare, ai publikisht akuzoi Ekho Moskvy se ka vepruar në interesin e Amerikës dhe “ka vjellë për të personalisht ditën dhe natën”.
Çfarë mund ta ketë ofenduar atë më tepër ishte kundërshtimi i hapur publik i zotit Venediktov, ashtu si bënë dhe disa redaktorë të tjerë të famshëm rusë për të pranuar kandidaturën e tij presidenciale, “nuk më besoni mua?” në irritim, Putin pyeti zotin Venediktov “sepse kam besim tek ju”.

Si shpjegohet zoti Venediktov, zoti Putin nuk ka dhënë një urdhër për të përndjekur atë ose Ekho Moskvy. Por kritika e tij publike ishte një dritë jeshile për ata të cilët janë të prirur për të “skalitur” tregun e medias në një kohë të pasigurisë politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA