Motorhead, fansave: Mos e blini koleksionin e ri

23/02/2012 02:58

Fansat më të përkushtuar të një grupi apo këngëtari do të bënin çdo gjë që kishin në dorë për të bërë të tyret kujtimet më të fundit nga banda e preferuar.

Edhe pse çdokush kërkon mbështetjen maksimale nga fansat nuk ndodh kështu për një nga bandat më të famshme në historinë e rokut dhe Heavy Metalit, Motorhead. Ata kanë vendosur të bëjnë diçka të pazakontë: Motorhead kanë vendosur të inkurajojnë  fansat e tyre që të mos blejnë setin e tyre me 15 disqe, pasi ka një çmim shitje 375 stërlina (600 dollarë).

Edicioni i kufizuar i albumeve të hershme të bandës, lëshuar nga studioja muzikore “Universal”, përfshin tetë albume të mëparshme të Motorhead, si dhe një koleksion të posterave, singlave dhe një album fotografish.

Përveç kësaj, koleksioni vjen brenda një kafke të rremë me sy të kuq(simboli i grupit).

Por Motorhead janë mërzitur nga kostoja lartë dhe në këtë mënyrë ata kanë lëshuar një deklaratë ku rekomandojnë fansat e tyre që të mos e blejnë koleksionin.

Sipas deklaratës, “Motorhead nuk kanë asnjë kontroll mbi atë që është bërë me këto këngë të hershme, dhe nuk duan që fansat të mendojnë se grupi është përfshirë në vënien e një çmimi kaq të kushtueshëm për një koleksion”.

Por fansat nuk e kanë marrë me shumë bindje mos blerjen e koleksionit, përveç një ankese në forumin zyrtar të grupit, “Nuk ka asgjë të re në atë kuti, as edhe një këngë e re”, thotë dikush.

Motorhead janë artistët më të fundit që ankohen në lidhje me çmimin e një koleksioni të vënë në emrin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA