Mbrëmje Lasgushiane në “Metropol”

23/02/2012 00:00

Përkujtohet me anë të një Mbremjeje Poetike zhvilluar në Teatrin e Metropolit, liriku i madh Lasgush Poradeci.

Ky është aktiviteti i dytë, kushtuar një poeti shqiptar gjatë këtij viti, pas atij në nder të njëriut të njohur të letrave shqipe Naim Frasheri. Iniciativa e teatrit për t’i rikthyer vëmendjen poezisë shqiptare, solli në skenë nën regjinë e Arjeta Dhimës, një grup aktorësh të mirënjohur të skenës dhe ekranit.

Yllka Mujo, Anila Bisha, Fatos Sela, Rozi Kostani dhe Kastriot Rramollari, janë artistët që u përzgjodhën për të recituar në sallën “Shekspir” të Qendrës Kulturore Tirana.

Ata interpretuan rreth 16 poezi, ndër të cilat “Vdekja e Nositit” me të cilën u çel edhe mbrëmja, “Poradeci”, “Ti po vjen që për së largu”, “Dremit Liqeri”, etj.

Interpretimi i artistëve është gërshetuar me performancën e balerinëve Endrit Shkoza dhe Enert Miolli.  Gjithashtu violincelisti, Iljard Shaba ka performuar gjatë gjithë mbrëmjes pjesë të zgjedhura muzikore në një skenë të krijuar si një guaskë e madhe, ku valët e improvizuara të liqenit dhe rrjetat e peshkimit krijuan një ambjent të ngjashëm me atë në poezitë e Poradecit.

Lasgush Poradeci ka qenë emri i artit i Llazar Gushos. Poeti i shquar ka lënë pas një krijimtari të bukur, ku ndër të tjera spikasin lirikat kushtuar  dashurisë dhe bukurisë natyrore të qytetit të tij të lindjes Pogradecit.

Por veprimtaria e tij artistike ka qenë më e dendur se kaq. Romantiku i letrave shqipe ka dhënë një kontribut të madh për lexuesin me përkthimin e disa prej veprave më të njohura të klasikëve botërore si Pushkini, Gëtja, Hygoi, Bajroni etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA