Studio ‘20th Century Fox’ ka vendosur të ringjallë Zorron dhe për këtë i ka ofruar rolin aktorit Gael Garcia Bernal. Më poshtë shpjegohet pse nuk po përdorim thonjëzat tek fjala RINGJALL.

Pas Antonio Banderasit, Hollivudi ka rekrutuar një tjetër aktor latin për rolin e kalorësit të maskuar, aventurat e të cilit do të zhvillohen në një të ardhme shumë të largët dhe jo në Meksikë apo Kaliforni siç jemi mësuar të shohim.

Aksioni do të zhvillohet në shkretëtirë dhe Zorro do të kërkojë hakmarrje pas ringjalljes (ose rimishërimit) disa shekuj më vonë. Nuk dihet ende se kush do të jetë regjisori i këtij versioni të ri.

Gjëja e vetme e sigurt është që pas aktorëve Douglas Fairbanks, Tyron Power, Alain Delon dhe Antonio Banderas është radha e Gael Garcia Bernal për të interpretuar Zorron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA