Jennifer Aniston dhe Justin Theroux kanë nëntë muaj që janë së bashku, por gjithmonë e kanë mbajtur shumë të fshehtë lidhjen e tyre.
Por, më në fund çifti u puth për herë të parë në publik me rastin e zbulimit të yllit të aktores në Bulevardin e Famës në Hollivud.
“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar që po nderohem. Më duket e pabesueshme sepse unë kam lindur në Hollivud dhe lumturohesha kur ecja në këtë rrugë dhe shikoja emrat. Është shumë special për mua fakti që edhe emri im është këtu”, shprehet Aniston.
Theroux: Jam i lumtur me Jennifer Aniston
Justin Theroux, i dashuri i aktores Jennifer Aniston, është shumë i lumtur me lidhjen e tij dhe këtë gjë e ka deklaruar publikisht për herë të parë.
“Jemi shumë të lumtur së bashku”, theksoi aktori 40-vjeçar për ‘Access Hollywood’.
Theroux është lidhur me protagonisten e serialit ‘Friends’ në majin e vitit të kaluar dhe është shprehur se ajo është “dashuria e jetës” së tij.
“Me Jennifer jam njohur në sheshxhirimin e filmit ‘Wanderlust’ dhe ja kemi kaluar shkëlqyeshëm edhe me shokë të tjerë që i njohim prej shumë kohësh. Gjëja fantastike është se pas kësaj kohe të bukur që kaluam të gjithë bashkë edhe na paguan”, shton Theroux.
Top Channel