Pas gjashtë muaj pa teatër, qyteti i Elbasanti do të ketë sërisht tembullin e artit, i cili u shkrumbua ditën e 4 gushtit të vitit 2011 nga një zjarr aksidental.
Në këtë inagurim kanë marrë pjesë përsonalitete të shquara të artit, intelektualë tëe qytetit e me gjërë, Ministri i Kulturës Aldo Bumçi, kreu i shoqërisë së sigurimeve “Sigal”, Avni Ponari dhe qytetarë e artdashës.
Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini u shpreh gjatë fjalës së tij se teatrin e kemi sërisht pavarësisht gojëve të liga që nuk besonin në rikonstruksionin e tij. Madje Sejdini ndëroi më certifikatë mirënjohje, kreun e shoqërisë së sigurimeve ‚‘Sigal“ Avni Ponarin, për kontributin që i ka dhënë në rikonstruksionin e Skampës.
Drejtori i shoqërisë, ”Sigal“ ku Teatri ishe siguruar prej disa vitesh, Avni Ponari thotë që ndihet krenar që i ka dhëne jetë “La Skalës“ shqiptare duke i dhenë atë krenari të humbur nga flakët e zjarrit aksidental.
Me rastin e rivitalizimit të skenës së Teatrit “ Skampa”, bashkia e Elbasanit kishte përgatitur një dokumentar që përfshinte lindjen e teatrit.
Top Channel