Australi, Gillard: Zgjedhje për lidershipin

23/02/2012 09:25

Kryeministrja australiane Julia Gillard ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve për lidershipin e Partisë Laburiste, pas një debati të ashpër me Kevin Rudd.

Lëvizja e kryeministres vjen disa orë pasi Rudd, që u spostua nga posti i kreut të qeverisë pikërisht nga Gillard në vitin 2010, dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Jashtëm.

Zonja Gillard deklaroi se është e gatshme të kthehet në një deputete të thjeshtë dhe të heqë dorë nga angazhimet e së ardhmes për lidershipin nëse dështon dhe i bëri thirrje zotit Rudd që të bëjë të njëjtën gjë.

Duke folur për gazetarët, zonja Gillard u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në orën 10:00 të ditës së hënë, që i bie mbrëmjen e së dielës me orën tonë.

“Neve na duhet një votim për lidershipin për të zgjidhur këtë çështje njëherë e mirë. Australianëve u ka ardhur në majë të hundës ky problem”, tha Gillard.

Ajo saktësoi se zoti Rudd do të jetë gjithashtu kandidat në këtë proçes dhe shprehu bindjen se do të fitojë në këto zgjedhje, si dhe në ato të vitit 2013.

“Kam besim se ne mund t’i fitojmë zgjedhjet e organizuara për të hënën, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj çështjeje dhe më pas do të nisim nga puna për t’i shpërndarë ndihma popullit australian”, deklaroi kryeministrja.


Zoti Rudd njoftoi dorëheqjen e tij
në një konferencë të papritur për shtyp mbrëmjen e së martës në Uashington, ku më herët ishte takuar me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA